Malaj pas takimit me Hargreavesin: Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve të reja
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, të cilin e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe konstruktiv.
Sipas Malajt, gjatë bisedës është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për situatën aktuale politike në Kosovë.
Ai ka bërë me dije se të dy diplomatët kanë ndarë qëndrime të ngjashme lidhur me rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja demokratike në vend, me qëllim vazhdimin e reformave dhe avancimin e proceseve që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.
“Ndamë të njëjtin vlerësim mbi nevojën urgjente për krijimin e institucioneve të reja demokratike, në mënyrë që të vijojë avancimi i reformave të rëndësishme për prosperitetin e qytetarëve të Kosovës dhe për të ardhmen e rinisë së saj të talentuar, energjike dhe plot potencial”, ka shkruar Malaj në rrjetet sociale.



