Vdes në moshë të re gruaja e futbollistit të njohur kosovar

15 janar 2024 | 10:33

Kaltrina Fazliu-Shillova, gruaja e futbollistit kosovar Alban Shillova, është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës.

Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale. Ata kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës sot.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e FC Prishtina.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryetari i AAK-së, Ramush…