Vdes në moshë të re mjeku nga Gjilani

13 janar 2023 | 10:02

Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu ka ndërruar jetë papritmas në moshë të re gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët në rrjetet sociale.

Sefiu ka vdekur pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.

Dje ai kishte bërë edhe një dedikim në “Facebook” për babain e tij.

Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen  e papritur nga jeta në moshën 34 vjecare të kolegut tonë  Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë 79 raste aktive…