
Vdes në vendin e punës një punëtor ndertimtarie në Skënderaj
22 korrik 2025
| 20:23
Një punëtor ndërtimtarie ka vdekur sot në vendin e tij të punës në Skënderaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Kryetari i Komunës, Fadil Nura. Sipas Nurës, viktima dyshohet se ka pësuar infarkt.
Pas këtij rasti, Nura ka bërë me dije se ka marrë vendim për anulimin e festivalit “Mërgata Fest”.
Policia ende nuk është deklaruar rreth rastit.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kanë vdekur tre punëtorë ndërtimtarie, dy në Gjakovë dhe një në Istog.