 
                    Vdes një burrë pasi u godit nga rrufeja në Pejë
                17 qershor 2021
                |  22:29
            
        Një burrë në Pejë ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga goditja e rrufesë. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Pejës.
Ata kanë thënë se viktima është sjellë në spital rreth orës 19:25
“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Pejës. Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        