Vdes një burrë pasi u godit nga rrufeja në Pejë

17 qershor 2021 | 22:29

Një burrë në Pejë ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga goditja e rrufesë. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Pejës.

Ata kanë thënë se viktima është sjellë në spital rreth orës 19:25

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Pejës. Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Holandës dhe…