
Vdes një e infektuar me Covid-19, e shtrirë në Klinikën e Mjekësisë Sportive
31 korrik 2020
| 00:02
Sonte rreth orës 19:00 ka ndërruar jetë një grua e infektuar me Covid-19, e shtrirë në Klinikën e Mjekësisë Sportive. Lajmin e vdekjes së saj e ka dhënë anesteziologu Muharrem Krasniqi në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Edicionin Special” në “Klan Kosova”, transmeton “Epoka e re”.
E ndjera ka qenë e lindur më 1965 dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.