Vdes një grua pasi u godit nga vetura në Fushë Kosovë

24 prill 2022 | 11:46

Vetura ka goditur një këmbësore disa minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në foton dhe videon e publikuar në media shihet këmbësorja e shtrirë në tokë, ku sipas dëshmitarëve e njëjta ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim aktualisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Heroi i Kombit Naser Veliu, bën pjesë në…