Vdes një person gjatë një aksidenti në Skenderaj

20 nëntor 2020 | 21:50

Një person ka vdekur gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Runik – Klladernicë, në komunën e Skenderajt.

Ndërsa një tjetër person pjesëmarrës në aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

I pari i Skënderajt i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.

I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë.

Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani nga fshati Klladernicë.

Njëkohësisht bëj apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë…