Vdes një person në Deçan

01 shtator 2021 | 13:41

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Deçan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka treguar për “Express” se viktima ka vdekur në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan gjendet një person ku fillimisht është menduar se është pa shenja jetë. Menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare, e cila ka dalë në vend të ngjarjes dhe ku është konstatuar se ka shenja jetë. Më pas ai është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë dhe pas pak kohe spitali e ka njoftuar policinë se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ministri i…