Vdes një person në një aksident në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

25 janar 2021 | 11:28

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41, në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Në këtë aksident një veturë ka goditur këmbësorin, me ç’rast ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

“I dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do…