Vdes një punëtor në Bresje të Fushë Kosovës, ra nga kati i nëntë

11 korrik 2023 | 16:18

Një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në një ndërtesë që ishte në punim e sipër, në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës për medie në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti.  Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK,  i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”.

“Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci për “Klanin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e Bordit të Komisionit…