Vdes një veprimtar i LDK-së

01 gusht 2020 | 20:05

Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Selman Shabani. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ish-deputeti i këtij subjekti politik, Adem Salihaj. “Qenka ndarë nga ne edhe Selman Shabani, një lajm vërtetë i pikëllueshëm. Selman Shabani për shumë dekada ishte veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe çështjes kombëtare, gjithnjë i palodhshëm, i heshtur dhe i sinqertë, me një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i gatshëm për veprimtari dhe sakrificë edhe në rrethanat më të rënda. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe nëndegës së LDK-së në Gaçkë!

Do ta përkujtojmë gjithnjë me respekt.

Pushoftë në paqe në dheun e Kosovës!”, ka shkruar Salihaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për vlerat e luftës, i cili parasheh përcaktimin e…