Vdes presidenti i Tunizisë në moshën 92-vjeçare

25 korrik 2019 | 14:04

Presidenti që ka dalë nga zgjedhjet e para të lira në Tunizi, Caid Essebsi, ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka njoftuar presidenca e vendit.

Ai ishte presidenti më i vjetër në botë. Essebsi ishte pranuar në spital të mërkurën, por zyrtarët nuk kanë treguar se për çfarë sëmundje po merrte trajtim.

Essebsi kishte fituar zgjedhjet e para të lira të Tunizisë në 2014 pas kryengritjeve arabe në të gjithë rajonin.

Këtë vit, ai kishte njoftuar se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e pritura në nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka arritur…