Vdes veterani i UÇK-së, reagon deputeti Shabani: Ali Potera ishte atdhedashës dhe aktivist i pa lodhur

18 mars 2024 | 20:42

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë, deputeti Isak Shabani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ushtarit të UÇK-së, veteranit Ali Potera nga Llapashtica..

Shabani ka thënë se përpjekjet dhe sakrifica e tij, do të mbeten frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Aliu ishte çdo herë aty ku kërkohej kontributi i tij! Ishte njëri ndër luftëtarët më të guximshme të popullit tonë për Liri, pjesë e rëndësishme e UÇK-së, në Zonen Operative të Llapit”, ka shkruar ndër tjera, deputeti Isak Shabani.

Reagimi i plotë:

Na paska lënë luftëtari i UÇK-së, Ali Potera!

Sapo e kuptova lajmin e hidhur dhe të papritur për vdekjen e njeriut të urtë, atdhedashës dhe aktivist i pa lodhur, Ali Potera!

Para ca ditesh biseduam së bashku për aktivitetet që kishim në plan së bashku. Përkundër disa shqetësimeve shëndetësore, askush se besuam se do të ikë kaq shpejt!

Aliu do të kujtohet përherë përmes trashëgimisë që ka lënë në periudha të vështira dhe të ndryshme të popullit tonë!

Aliu ishte çdo herë aty ku kërkohej kontributi i tij!

Ishte njëri ndër luftëtarët më të guximshme të popullit tonë për Liri, pjesë e rëndësishme e UÇK-së, në Zonen Operative të Llapit.

Kontribuoi  në liri me nderë dhe përgjegjësi, ashtu siç kishte formësimin dhe karakterin!

Aliu ishte një aktivist politik i palodhshëm. Në cilësinë e kryetarit të nëndegës së PDK-së në Llapashticë çdo herë mendonte dhe vepronte për të mirën e fshatit dhe më gjerë.

Ikja e shpejt e Aliut do të lërë boshllëk të madh,  si emocional ashtu edhe në punë, për familjen dhe gjithë ne që e njohëm!

Ngushëllime më të sinqerta për familjen, bashkëluftëtarët, kolegët, dhe aktivistët!

Kujtimi për Aliun do të jetoj gjatë përmes veprave që ka lënë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se kushtet…