Vdesin edhe tre persona të infektuar me Covid-19

26 qershor 2020 | 12:41

Kanë vdekur edhe tre persona të cilët ishin të infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga QKUK-ja.

“Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese. Po ashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili është pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive (NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për Covid-19”, është theksuar në njoftimin e QKUK-së.

(Qendresa RAMA)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot…