Vdiq tragjikisht në Gjermani, e reja nga Damaneku varroset nesër në vendlindje
01 korrik 2026
| 22:35
E reja nga fshati Damanek i Malishevës, Rina Krasniqi, e cila vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, do të varroset nesër në varrezat e fshatit.
Sipas njoftimit mortor, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.
Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek.



