Vdiq zyrtari policor Afrim Xhemaili

08 qershor 2026 | 09:27

Ka ndërruar jetë zyrtari policor Afrim Xhemaili, lajmin e kanë bërë të ditur përmes një telegrami ngushëllimi nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Sindikata e Policisë së Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për humbjen e zyrtarit policor Afrim Xhemaili.

“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Afrim Xhemaili, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit…