Vëllezërit Bucolli ndajnë dhimbjen me shtetin gjerman, ua ofrojmë dy apartamente falas për të pastrehët

16 korrik 2021 | 00:27

Vëllezërit Albert, Arianit dhe Taulant Bucolli që jetojnë në Shtutgard të Gjermanisë, pas përmbytjeve të ndodhura në Gjermani, kanë ofruar gratis dy apartamente për të pastrehët.

Ata janë paraqitur në komunën e tyre dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për qytetarët gjerman.

Gazeta “Epoka e re”, mirësinë e tyre dhe solidaritetin me popullin gjerman po e boton në gjuhën gjermane dhe shqipe, ashtu siq e kanë bërë njoftimin në “Facebook”.

Situata e përmbytjes ende nuk është lehtësuar dhe ngushëllimet tona u drejtohen atyre që kanë humbur familjarët e tyre dhe shtëpitë e tyre sonte ose që ende po humbin dikë.

Ne si familje duam që të u ndihmojmë. Ju lutemi na kontaktoni nëse keni nevojë për strehim. Ne i kemi vendosur dy apartamentet tona në dispozicionin tuaj për herë të parë pa pasur nevojë për proceduara burokratike dhe këto i keni falas në shfrytëzim nga ne. Së bashku ne mund t’ia dalim. Prandaj, thjesht regjistrohuni për nevojë të banimit në bashkinë e qytetit në Korntal-Münchingen, dhe bashkia duhet të na kontaktojnë dhe ju tani do t’i merrni çelësat. Të gjitha të mirat,

Familja juaj Bucolli nga Korntal-Münchingen.

Die Hochwasserlage hat sich noch nicht entspannt und unser Mitgefühl gilt denen, die heute Nacht Ihre Bleibe verloren haben, oder noch jemanden vermissen.

Wir möchten helfen. Bitte meldet Euch, wenn Ihr eine Unterkunft benötigt. Wir stellen Euch unsere Zwei Wohnungen für die erste Zeit der Not unbürokratisch und kostenfrei zur Verfügung. Gemeinsam schaffen wir das. Daher einfach  für Euch melden Sie sich beim Rathaus in der Stadt Korntal-Münchingen die sollen uns kontaktieren und ab sofort bekommen sie die Schlüssel . Alles  Gute ,

Eure Familie Bucolli aus Korntal-Münchingen.

Albert Bucolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me ShSKUK, nga Barnatorja Qendrore…