Vedat Muriqi nominohet për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në La Liga
22 janar 2026
| 12:46
Vedat Muriqi po kalon në një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi kosovar është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në La Liga.
Muriqi ka tashmë 14 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në nivelin elitar të futbollit spanjoll, me vetëm Kylian Mbappe që ka më shumë gola (19).
‘Pirati’ ishte i shkëlqyeshëm në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbaos, duke realizuar tre gola, kurse gola realizoi edhe ndaj Rayo Vallacanos dhe Gironas.



