
Vegza ku mund të aplikoni për t’u bërë ushtar i Kosovës
13 shkurt 2019
| 23:15
Ministria e Mbrojtjes, ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, të Forcës e Sigurisë së Kosovës.
Formularët për aplikim janë në dispozicion nëpër të gjitha kazermat e FSK-së si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë prej orës 09:00 – 15:00, deri në afatin e fundit për konkurrim. Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacionet e të rinjve pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, gjinore dhe racore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtës. https://www.mksf-ks.org/?page=1,713 . Konkursi do të jetë i hapur prej datës 11 deri më 22 shkurt 2019.