Vdekja tragjike e nxënësit në Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime familjes: Pesha e dhembjes është e rëndë

17 prill 2026 | 20:29

Agim Aliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënës ka vdekur sot, pasi që i njëjti ka pësuar arrest kardiak.

Aliu, ka thënë se pesha e dhembjes është e rëndë, dhe se, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

Postimi:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!

Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!

Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit…