Veliaj e pret në takim Smajl Latifin, pajtohen për bashkëpunim të dyanshëm

06 tetor 2022 | 16:28

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është pritur në takim nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Latifi ka treguar se në këtë takim u pajtuan për bashkëpunim institucional në fushën e bujqësisë, ekonomisë, turizmit, rinisë e sportit, si dhe në zhvillimin e agro-turizimit.

“Mundësi të jashtëzakonshme këto, me dobi të drejtpërdrejta mes nesh. Ndihemi jashtëzakonisht mirë, në kryeqytetin i cili falë punës së z. Veliaj është shndërruar në një model edhe për kryeqendrat e mëdha rajonale dhe evropiane, e po ashtu edhe më të nderuar ndihemi që tashmë edhe Komuna e Rahovecit është pjesë e familjes së madhe të Unionit të Bashkive në rajon”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Latifi në këtë vizitë ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jorge Sampaoli është trajneri më i ri i Sevillas. Lajmin…