Veliu dhe zëvendëspresidenti i PE-së bisedojnë për luftimin e korrupsionit

28 shkurt 2020 | 13:22

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion nga Gjermania, në krye me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, njëherit eurodeputetin gjerman, Rainer Wieland.

Gjatë takimi është diskutuar lidhur me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike, për trajnime dhe shkollime të larta për zyrtarët që kontribuojnë në administratën publike.

Me këtë rast, Veliu ka theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është e angazhuar që të punojë në drejtim të avancimit të administratës publike, e cila është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Veliu ka veçuar luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këto fusha.

Ndërsa Wieland, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim për projekte specifike nga fushat e edukimit në programet e BE-së dhe qeverisë gjermane.

Ai ka ndarë përvoja nga fusha e arsimit, luftimit të korrupsionit, ngritja e kapaciteteve të administratës dhe çështje tjera me rëndësi për shtetin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një konferencë ku janë prezantuar projektet dhe modelet e…