Veliu: Do të përkushtohem në luftimin e dukurive negative në Kosovë

25 shkurt 2020 | 11:41

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu, ka shprehur përkushtimin për luftimin e dukurive negative në vend.

Këtë deklaratë Veliu e dha gjatë një vizite në kampin “Vrella”, ku gjendet baza e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

“E di që Policia e Kosovës ka sfida, por po ashtu e di se Polica e Kosovës ka shënuar shumë suksese dhe dua të bashkëpunojmë për të mirën e vendit. Uroj të keni sa ma pak punë”, ka thënë Veliu.

I pranishëm në këtë vizitë ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili paraprakisht zhvilloi një takim me Veliun.

Ai ka bërë me dije se kanë njoftuar ministrin Veliu për agjendën e Policisë se Kosovës për këtë vit kalendarik.

Qalaj ka pohuar se do të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve dhe mbrojtjen e kufijve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Itali rritet në 7…