Veliu falënderon Italinë për mbështetjen e institucioneve të sigurisë

19 shkurt 2020 | 16:21

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Me këtë rast, ambasadori Orlando ka uruar ministrin Veliu pas marrjes së detyrës në udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ndërsa ministri Veliu e ka falënderuar ambasadorin italian për mbështetjen që ka dhënë shteti i Italisë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovës.

Më tutje, ministri Veliu e ka informuar ambasadorin Orlando për prioritet e tij në krye të MPBAP-së, përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Europol dhe organizata tjera ndërkombëtare, liberalizimin e vizave dhe të gjitha proceset tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.

Lidhur me këtë, ministri Veliu ka kërkuar mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e mëtejme të kapaciteteve për MPBAP-në dhe agjencive të saj.

Ndërsa ambasadori Orlando, ka theksuar se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, Enrico Gurnari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, është e shqetësuar lidhur me…