Veliu: Nuk jemi aq afër marrëveshjes me LV-në

10 janar 2020 | 15:23

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se sipas mendimit të tij, nuk janë aq afër arritjes së marrëveshjes me VV-në.

“Kështu s’di sa ne kemi me pritë, por sa ka kohë LV-ja t’i ofrojë zgjidhje dhe mundësi partnerit të koalicionit që po i thotë ‘eja të qeverisim bashkë‘”, por kjo ‘eja të qeverisim bashkë ashtu dhe vetëm ashtu si them unë’ nuk shkon, ato nuk ecin bashkë”.

“Kështu që LV-ja duhet me i marrë përgjegjësitë që i ka. Ajo e ka përgjegjësinë që t’i themelojë institucionet, të marrë hapa me i bo veprimet, sepse ajo ka dalë partia e parë. LDK-ja i ka humbur zgjedhjet dhe nuk është parti e parë, është parti e dytë. Edhe duke qenë në këtë situatë do të thotë jemi të detyruar t’i presim hapat e LV-së sepse ajo është përgjegjëse për themelim të institucioneve. Nuk kisha thënë që jemi aq afër marrëveshjes”, ka thënë Veliu për “Klan Kosova” kur është pyetur në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të bisedimeve me partinë e Albin Kurtit për arritjen e koalicionit qeverisës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zyrtarë…