Veliu: Quni s’ka autorizim të ofrojë diçka të tillë, pres rrëzimin e Qeverisë Kurti

25 mars 2020 | 17:30

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe lutjen që deputeti i LDK- së, Anton Quni, ia bëri Albin Kurtit për të shqyrtuar vendimin për shkarkimin e vetë Veliut dhe atë për heqje të taksës me qëllim të anulimit të mocionit.

Veliu ka thënë se Anton Quni,  s’ka kurrfarë autorizimi për të ofruar negociata të tilla me Albin Kuritn.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti, që sipas tij është më e rrezikshme se koronavirusi.

“Anton Quni nuk ka pas kurrfarë autorizimi që të ofroj diçka të tillë. Nuk është qëndrim i LDK-së, dhe ne s’kemi diskutuar asnjëherë. Afati ka qenë dhe nuk është respektuar. Nuk duhet të ketë kthim prapa. Gjatë debatit u pa që s’është problem agim Veliu, por problemet janë më të thella, dhe qytetarët e meritojnë një qeveri tjetër dhe jo një qeveri antiamerikane.  Unë pres që të votohet rrëzimi i Qeverisë”, ka potencuar Veliu për “T7”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, përmes një komunikate dërguar mediave,…