Vella: Malta e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, janë përmbushur kriteret

23 tetor 2022 | 12:15

Presidenti i Maltës, George Vella, ka thënë se vendi i tij e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi, siç tha ai, ajo i ka përmbushur kushtet para katër vitesh.

Ai e ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Tani do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën, për anëtarësimin në BE, e mirëpres raportin e Komisionit Evropian, dhe e inkurajoj Kosovën që të vazhdojë rrugëtimin e saj reformues në perspektiven evropiane. Malta e mbështet propozimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave duke qenë se ka përmbushur të gjitha kriteret para disa vitesh… Katër vjet ka vonesë për liberalizimin e vizave. Kosova ka bërë çdo gjë që është kërkuar për liberalizimin e vizave”, ka thënë Vella në konferencën e sotme për medie në Prishtinë.

Osmani për vizat: T’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka reaguar ashpër bashkësisë…