Vëllai dhe nipi i Halil Thaçit dyshohet se rrahën mbrëmë një 18-vjeçar, flet babai i tij – publikohen pamjet
Vëllai dhe nipi i Kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit, dyshohet se kanë sulmuar mbrëmë një 18-vjeçar. Janë publikuar edhe pamje nga rasti.
Rasti është përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë, ku thuhet se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Fsh. Milloshevë, Obiliq 30.12.2025-21:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Reporteri.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore të Prishtinës për të marrë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.
Lidhur me rastin, ka folur edhe prindi i 18-vjeçarit.
Dalip Berisha ka deklaruar se djali i tij sapo i ka mbushur 18 vjet dhe se vitin e kaluar ai kishte pasur një ngacmim me djalin e vëllait të Halil Thaçit.
“Djali sapo i ka mbushur 18 vjet ka qenë i mitur në shkollë janë ngacmuar me djalin e vëllaut të Halil Thaçit, djali im i ka ra i ka një vit kjo punë. I kam dërguar njerzë si ne shqiptarët që e kemi zakon se më ka ardhur keq se kojshi këtu. Unë punoj saldues dhe kam punuar në shtëpinë e tyre. Me pas ditë se kish pasur rrugë nuk kisha ardh deri këtu. Djali i ka bërë 18 vjet kush nuk ka trokit për të, punon si call center nga shtëpia, është i sjellshëm”, ka deklaruar ai për Periskopin.
“Ky mbrëmë bashkë me gjithë djalë i kanë dalur. Se djali është njoftuar me një çikë dhe është shkuar tek miqtë në oborr aty i kanë ra fort”, ka thënë ai.



