Vëllai i Eskobarit nxjerr bukuroshet, sfidon Samsung, Apple e Motorola

04 dhjetor 17:23

Robert de Hesus Eskobar Gaviria, vëllai i bosit kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, do të konkurrojë kompanitë e mëdha të celularëve, si Samsung, Apple e Motorola, duke hedhur një treg një celular që paloset.

Samsung e bëri prezantimin e një celulari të tillë, pak kohë më parë, dhe çmimi shkonte në 2000 dollarë. Më pas Huawei prezantoi një të ngjashëm, për 2400 dollarë; motorla riktheu të famshmin Razr për 1500 dollarë, por vëllai i Eskobarit do ta ofrojë për 350 dollarë, dhe që të funksionojë në çdo rrjet të botës.

Ai ka zgjedhur modele bukuroshe për ta reklamuar celularin në faqen e tij, dhe thotë se ka ekran 7.8 polësh, me AMOLED full HD, procesor Qualcomm Snapdragon të serisë 8, si dhe dy kamera me nga 20 e 16 MP. Celulari do të funksionojë me sistemin Android 9, Pie.

Vëllai i bosit të drogës, Roberto Eskobar, thotë se telefoni i tij nuk do të jetë i dobët si i Samsungut, që u thye sapo u hodh në treg, dhe se Apple është duke i zhvatur klientët. Ai ka thënë se në janar do ta hedhë “Apple” në gjyq për 30 milionë dollarë, pasi, sipas tij, janë mashtrues dhe i gënjejnë njerëzit për të blerë telefona pa vlerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryetari i saj, Albin Kurti,…