Weberi pas Mustafës shkon te Kurti, interesohet rreth bisedimeve për qeverinë e re

04 dhjetor 2019 | 17:21

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryetari i saj, Albin Kurti, së bashku me deputetët Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli, kanë pritur në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian (BE), të kryesuar nga kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari i tij dhe deputeti i PE-së, Andrey Kovatchev, asistentja e tij, Nina Tavcar, shefja e Misionit të BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova dhe zëvendësshefi i kësaj zyre, Riccardo Serri.

Sipas këtij njoftimi, Weberi e ka uruar kryetarin Kurti për fitoren e zgjedhjeve të fundit.

“Ai u interesua për rezultatin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike, dhe theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga zhvillimet e fundit ku disa shtete shprehën qëndrime të caktuara për hapjen e negociatave është rajon me prioritet të lartë për BE-në”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

Ndërsa kryetari Kurti, sipas këtij njoftimi është pajtuar me Weberin sa i përket integrimit të këtij rajoni në BE, dhe ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje! për nevojën e integrimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë dhe sa më parë që të jetë e mundur.

“Tutje, Kurti e njoftoi atë edhe me prioritetet e qeverisë së re, ku rol qendror ka luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe krijimi i vendeve te reja të punës. Me mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe me investime nga jashtë e sidomos nga diaspora, me sistemin dual të arsimit që e zvogëlon hendekun e shkathtësive, edhe do ta përparojmë Kosovën përbrenda, edhe do të avancojmë drejt BE-së, tha Kurti. Në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e kësaj lëvizje.

/Epoka e re/

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit kanë monitoruar se si liqeni mbi sipërfaqen e akullit…