5 milionë metër kub ujë “humbin” për pesë orë, “zhduket” liqeni

04 dhjetor 2019 | 17:18

Studiuesit kanë monitoruar se si liqeni mbi sipërfaqen e akullit të trashë në Grenlandë zbrazet përmes të çarës së thellë, për vetëm pak orë.

Shkencëtarët besojnë se ky fenomen do të jetë çdo herë e më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Trashësia e akullit në Grenlandë mund të shkojë deri në një kilometër, ndërsa gjatë verës është e zakonshme që një pjesë mbi sipërfaqen e ujit të shkrihet dhe të shndërrohet në liqen.

Një fenomen i tillë është vështirë të monitorohet, por ekspertët e Institutit kërkimor “Scott Polar” që merren ekskluzivisht me monitorimin e ajsbergëve, kanë pasur fatin ta përjetojnë kur në korrik të vitit 2018 arritën në ajsbergun Stor në pjesën perëndimore të Grenlandës.

Vetëm disa ditë pasi u “stacionuan”, dy të tretat e liqenit të formësuar mbi sipërfaqe të ajsbergut apo më mirë thënë, 5 milionë litra ujë u zhdukën për vetëm pesë orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka prezantuar…