Feronikeli prezanton përforcimin e tretë brenda 24 orëve

04 dhjetor 2019 | 17:05

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka prezantuar edhe transferin e tretë brenda 24 orëve. Në fakt, futbollisti Ardi Qorri nga akademia e “Niklit” nënshkruan kontratë me ekipin e parë.

“Futbollisti nga akademia e FC Feronikelit, Ardi Qorri, do të nënshkruajë kontratë me ekipin e parë, që nga janari 2020. Qorri ka kohë që po stërvitet me ekipin e parë dhe puna e tij e mirë në fushë u vërejt nga shtabi teknik të cilët kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë që e mban me ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. Klubi nga Drenasi synon nxjerrjen e futbollistëve të talentuar nga akademia dhe politikë e klubit është avancimi i futbollistëve nga juniorët te ekipi i parë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha ka publikuar foto nga vizita e saj e…