Vëllai i Meghan Markle fajëson princin Harry për përçarjen e familjes së tyre

23 gusht 2018 | 12:31

Familja e Meghan Markle vazhdon të adresojë marrëdhënien e tyre me dukeshën e Sussex.

Në një intervistë, vëllai i saj, Thomas Markle Jr, ka thënë se grindja e tyre e vazhdueshme nuk duket se po largohet.

“Asnjë marrëdhënie baba-vajzë nuk duhet të jetë kështu. Duke e ditur sesa e fortë ka qenë marrëdhënia e tyre dhe sesi është bërë tani. Ajo nuk është Meghan që unë kujtoj. Meg që unë mbaj mend ishte shumë e dashur dhe kujdesej për të gjithë, kjo ishte e rëndësishme për të”, ka thënë ai.

Thomas Markle Jr ia vendos fajin martesës me Princ Harryn për gjithçka që po ndodh me familjen e tyre.

“Që nga Hollywood dhe të qenit njeri i famshëm e ka ndryshuar shumë atë. Ndoshta mendon se është mbi të gjithë, ndoshta edhe më shumë. Por nëse nuk do ishte me Princ Harry tani, nuk do të bënte këto gjëra që po bën por do të shkonte tek babai ta takonte dhe të sigurohej që ai është mirë”, ka thënë ai.

Babai i Meghanit, Thomas Markle, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në martesën e saj për shkak të sëmundjes. Që atëherë, ai ka shprehur kritika për familjen mbretërore dhe ka lëshuar disa kërkesa publike për vajzën e tij për të folur me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur…