Vëllaznimi zyrtarizon dy transfere të reja

22 shkurt 2021 | 12:56

Skuadra e basketbollit, Vëllaznimi nga Gjakova e ka zyrtarizuar transferimin e dy basketbollistëve.

Fjala bëhet për TY Nichols dhe Tiwian Kindley të cilët tash e tutje do të djersitin fanellën e skuadrës kuqezi.

Nichiols rikthehet në Superligë pas një muaji që u largua, ai ishte pjesë e Ponte Prizrenit për dy sezone me radhë ku pati paraqitje të shkëlqyera për klubin prizrenas. Nichols vazhdon të jetë asistuesi më i mirë në Superligë edhe pse ka një muaj që është larguar.

Tiëian Kindley me gjatësi 196 cm, ishte pjesë e ekipit nga NBA Washington Wizards në ligën verore në sezonin 2018/19. Ai poashtu kishte luajtur dy sezone në NBA G Legue ku kishte paraqitje të shkëlqyera. Së fundmi Kendley ishte pjesë e ekipit Jalisco në Meksikë ku ka pasur një mesatare prej 22 Pikëve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-doktori i luftës, Miftar Zenelaj e ka fituar edhe një…