Vëllezërit muzikantë vizitojnë Nexhmije Pagarushën

30 nëntor 2018 | 12:41

Anëtarët e grupit muzikor “NRG Band”, të cilët njëkohësisht janë edhe vëllezër, i kanë shkuar për vizitë në shtëpinë e saj këngëtares së famshme kosovare, Nexhmije Pagarusha.

Fotografitë e këtij takimi i ka postuar në “Instagram” vokalisti i këtij grupi, Besniku, i cili në përshkrim ka shkruar:

“Është gjithmonë kënaqësi të takosh bilbilin e Kosovës, zonjën Nexhmije Pagarusha, të cilës i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”.

“Megjithatë, kemi nder dhe përgjegjësi të prezantojmë këngën e mirënjohur “Ani mori nuse”, për të cilën me shumë respekt dëshirojmë ta falënderojmë Znj, Nexhmije Pagarusha, që na mundësoi ta sjellim në versionin tonë e që njëkohësisht na frymëzon të vazhdojmë punën tutje”.

“Ani Mori Nuse” e përpunuar nga ky grup muzikor nga Peja, u publikua me videoklip në fund të muajit tetor dhe deri tani ka grumbulluar afro tre milionë klikime në Youtube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…