Vëllezërit Shoshi që jetojnë në Zürich ndihmojnë fshatin e lindjes, Skivjanin

15 mars 2024 | 23:05

Arsen, Arben dhe Loris Shoshi nga Skivjani i Gjakovës, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zürich të Zvicrës, kanë dhuruar për fondin e fshatit të tyre, 2 000 CHF.

Dhe kjo nuk është hera e parë që vëllezërit Shoshi kontribuojnë për fshatin e tyre.

Arseni dhe Arbeni kanë migruar në Zvicër qysh heret dhe janë të njohur për angazhimin e tyre si ndërmarrës të sukses’shëm në biznese të mëdha në shtetin helvetik. Dhe rrugën e tyre është duke e ndjekur me mjaft sukses Lorisi, djali i Arsenit.

E një falënderim të veçant për kontributin e vëllezërve Shoshi e ka bërë Shoqata “Skivjani”.

Ata përmes llogarisë së vet në “Facebook”, kanë shkruar se “Sot djemtë e mirë të Skivjanit, djemtë e mirë të Kosovës kanë treguar bujarin dhe fisnikërinë e tyre edhe njëher si shumë herë të tjera deri më sot duke kontribuar në fondin e shoqatës “Skivjani”.

Arsen, Arben dhe Loris Shoshi kanë dhënë donacion në Fondin e Shoqatës “Skivjani” shumën prej  2000 franga Zvicrane”,

Njoftimi i plotë i Shoqatës Skivjani:

Ditë e mirë për Skivjanin

Ditë e mirë për Shoqaten Skivjani

Sot djemtë e mirë të Skivjanit, djemtë e mirë të Kosovës kanë treguar bujarin dhe fisnikërinë e tyre edhe njëher si shumë herë të tjera deri më sot duke kontribuar në fondin e shoqatës “Skivjani”.

Arsen, Arben dhe Loris Shoshi kanë dhënë donacion në Fondin e Shoqatës “Skivjani” shumën prej  2000 franga Zvicrane.

Skivjani dhe Shoqata jonë është gjithmonë krenare me djemtë bujarë të cilët gjithmonë e në çdo kohë kanë kontribuar për të mirën e vendit.

Arseni, Arbeni dhe Lorisi kanë dëshmuar se janë ndërmarrës të mirë, drejtues Firmash të mirë, menagjues të shkelqyeshem në Zürich të Zvicrres, por asnjiher nuk e kanë harruar vendin nga ku vijnë dhe janë treguar edhe shumë bujarë me vullnetarizmin e tyre.

Kryesia e Shoqates Skivjani i falenderon nga Zemra, Arsenin, Arbenin dhe Lorisin për kontributin e tyre për vendin dhe fshatin tonë.

Ju shtofshin Skivjanit djemtë si Arseni, Arbeni dhe Lorisi, jeni krenaria e fshatit dhe e Shoqates Skivjani!

Kryesia e Shoqates Skivjani

Zvicër.

Arsen Shoshi

Arben Shoshi

Loris Shoshi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK), njofton opinionin…