Vëmendje: Shkruhet “panik” dhe jo “panikë”!

12 mars 2020 | 23:03

Drejtshkrim

Shkruan: Mentor Hajrizi

Lexues të etur të shqipes së shkruar,

Shkruhet “panik” dhe jo “panikë”! Fjala “panik” është emër i gjinisë mashkullore.

Në një fjali diku në rrjetet sociale, lexova: Nuk ka nevojë për frikë dhe panik. Ky është një problem tjetër tashmë. Në këtë rast, duhet të përdoret “frikë” ose “panik”.

Kuptimi i fjalës “panik” është “frikë, frikë e madhe”.

Po qe se shkruhet edhe frikë, edhe panik, i bie të nënkuptohet: frikë dhe frikë e madhe (tautologji).

Mos ngjallni panik!

Qëllimi i shkrimit nuk është përdorimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, por drejtshkrimi i fjalëve sipas normave të gjuhës sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e pandemive është pothuajse e gjatë sa vetë historia…