Vendimi i fundit i Qeverisë: Lejohen tubimet në hapësirat publike

28 maj 2020 | 00:16

Qeveria në detyrë në orët e vona të mbrëmjes (23:24) së mërkurë ka mbajtur mbledhjen e 36-të të saj, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikëkalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

“Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, sipas këtij njoftimi, “në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikëkalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se…