‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill, mos dilni pas orës 17:00’

31 mars 2020 | 17:35

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill.

Ai ka theksuar se deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje që qytetarët të mos dilni as para orës 17:00.

“Qetë ta mbrojmë jetën tonë! Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill.  Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17. Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj.  #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jakup Krasniqi Pak fjalë, shkurt e shqip: Bisedimi e…