Vendimi i parë i Joe Biden, formon ekip prej 12 personash për të luftuar coronavirusin

08 nëntor 2020 | 18:48

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden vendosi sot formimin e një komisioni prej 12 anëtarësh si një ndër vendimet e tija të para, i cili do të ketë vetëm një detyrë – të gjejë mënyrën më të lehtë për luftimin e coronavirusit.

Ekipi anti COVID-19 i demokratit do të drejtohet nga tre bashkëpresidentë – Vivek Marty, David Kessler dhe Marcella Nunez-Smith – të cilët kanë biografi të lakmueshme në fushën e virologjisë, raporton bloomberg.

“Unë nuk do të kursej veten për ta kontrolluar tërë situatën me coronavirusin”, tha Biden.

Plani i Bidenit parasheh rritjen e kapacitetit të testimit, financimin për bizneset dhe rihapjen në mënyrë të sigurt të shkollave dhe përfundimisht një vaksinë e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe falas.

Kandidati demokrat kritikoi Donald Trumpit në disa raste për shkak të mënyrës se si i çaset pandemisë, i cili deri më tani ka marrë më shumë se 237 mijë jetë në Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara regjistruan një numër rekord të rasteve në shtatë ditë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10 milionë që nga muaji mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo e ka lënduar nyjën e këmbës në barazimin…