Vendimi për moscertifikim të kandidatëve për deputetë të pranohet nga të gjithë

21 janar 2021 | 11:51

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se vendimi për të mos kandiduar për deputetë personat që kanë probleme me ligjin, duhet respektuar nga të gjithë.

Hoti në një deklaratë për medie ka thënë se këtu s’duhet të ketë dallime.

“Të gjithë duhet të respektojnë vendimet e institucioneve të drejtësisë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dallim. LDK-ja ka pasur një kandidat i cili s’do të certifikohet, të cilin do ta zëvendësojmë sot”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për interesimin e…