Vendimi për taksën kundër produkteve të Serbisë, i qëlluar

21 nëntor 2018 | 16:37

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i saj në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë t’i vihet taksë prej 100 për qind.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky vendim duhet të mbetet në fuqi derisa Serbia të largohet nga mentaliteti i së kaluarës dhe ta pranojë realitetin e ri se Kosova tanimë është shtet i pavarur.

Postimi i plotë i Fazli Hoxhës:

Me propozim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, z. Endrit Shala, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Vendim i qëlluar, i cili duhet të mbetet në fuqi derisa Serbia të largohet nga mentaliteti i së kaluarës dhe të zgjohet nga gjumi e ta kuptojë realitetin e ri se Kosova tanimë është shtet i pavarur.

Me propozim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, z. Endrit Shala, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendoset…

Gepostet von Fazli Hoxha am Mittwoch, 21. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka mirëpritur vendimin…