‘Vendimi për transformimin e FSK-së nuk do ta befasojë askënd’

06 shtator 2018 | 17:56

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka biseduar për raportet ndërshtetërore dhe për bashkëpunimin në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Sllovenisë.

Berisha ka falënderuar ambasadorin Bertoncelj, për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia ka dhënë për Kosovën në sferën politike, diplomatike dhe atë të sigurisë.

Gjithashtu, Berisha ka thënë se pret nga shteti slloven, që këtë mbështetje për Kosovën ta intensifikojë duke pasur parasysh sfidat e sigurisë në rajon e më gjerë.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar mbështetje në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Shteti i Kosovës dhe Ministria e FSK-në në vazhdimësi është duke informuar dhe koordinuar me NATO-n, shtetet partnere dhe partnerët strategjikë rreth planit të Kosovës për të ardhmen e forcës, dhe se për këtë temë do të jemi plotësisht transparent, në mënyrë që vendimet rreth transformimit të FSK-së, dhe të ardhmes së saj mos ta befasojnë askënd”, ka thënë Berisha.

Ndërsa ambasadori Bertoncelj ka shprehur gatishmërinë e Sllovenisë për të kontribuuar në avancimin e bashkëpunimit me Kosovën, sidomos në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Juventus, Mario Mandzukiq i ka bërë një dhuratë…