Vendin e parë e zë Italia, por a e dini se ku renditet kuzhina shqiptare në botë

20 shtator 2023 | 11:23

Taste Atlas Awards (2022) ka publikuar renditjen e kuzhinave më të mira në botë.

10 vendet e para në renditje janë kuzhina italiane, e pasuar nga ajo greke, spanjolle, japoneze, indiane, meksikane, amerikane, franceze dhe peruviane.

Ndërkohë kuzhina shqiptare renditet në vendin e 68 ku ushqimet më të famshme në Shqipëri përmenden: flija, tava e kosi, qoftet e fërguara, fërgesë, petulla, jani me fasule, ballokume, paçe koke, qifqi, qumështor, gjizë e të tjerë.

Renditja e kuzhinave botërore është bërë sipas votave të audiencës për përbërësit, pjatat dhe pijet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarja e tyre e hidhur do të thotë se vëllezërit…