Vendosen kamerat e sigurisë në institucionet publike në Kamenicë

27 dhjetor 2018 | 16:56

Është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e Komunës së Kamenicës, Shtëpinë e Kulturës dhe Palestrën e Sporteve në këtë komunë.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me dije se këto kamera janë vendosur me inicimin e drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme të kësaj komune, Brikenë Ramabaja.

Ai ka thënë se këto kamera do të ndikojnë në ruajtjen e pronës publike. “Vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira publike ka për qëllim të rrisë sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale”, ka thënë Kastrati.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kaçanikut gjatë vitit 2018 ka përkrahur me subvencione…