Vendoset e ardhmja e Modriqit

23 maj 2019 | 12:27

Përgatitjet e Realit të Madridit për sezonin e ri kanë nisur, teksa e gjithë vëmendja është te transferimet. Megjithatë, “Los Blancos” duket se fillimisht kërkojnë të sigurojnë grupin aktual dhe pas rinovimit të Toni Kroos, ka ardhur dhe një tjetër rinovim.

Bëhet fjalë për Luka Modriqin, i cili pritet të firmosë shumë shpejt kontratën e re, që do ta mbajë të lidhur me madrilenët deri në vitin 2021. Kroatit i skadonte kontrata e vjetër në fund të sezonit të ardhshëm, por tashmë të gjitha dyshimet janë shuar.

Sipas raportimeve firma është çështje orësh, me Interin që i venitet çdo shpresë e mundshme tashmë. E ardhmja e Modriqit do vijojë të jetë përsëri në Madrid.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori M.E Smith nga Universiteti i Arizonës, ka botuar veprën…