Vendoset lapidari dhe pllaka përkujtimore në nderim të martirëve të rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë

30 korrik 2020 | 15:30

Në 21-vjetorin e masakrës më të madhe në qytetin e Mitrovicës, ku ishin vrarë 31 bashkëqytetarë nga ana e forcave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, përfaqësues të institucioneve komunale sot kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe tek lapidari dhe pllaka e re përkujtimore me emrat e viktimave, investim ky nga Komuna e Mitrovicës.

Në komunikatën per medie thuhet se në nderimin e martirëve ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorë të drejtorive komunale, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi, familjarë të viktimave, si dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri tha se institucionet e vendit kanë obligim ndaj martirëve të kombit, sepse pa gjakun e tyre, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur. Ai tha se drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për këtë masakër, duke i dënuar kryesit e veprave makabre me burgim të merituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
258 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në vend…