Venecia e rrezikuar sërish nga vërshimet e mëdha

17 nëntor 13:47

Venecia po përgatitet për një vërshim tjetër të mundshëm që mund të kaplojë tërë qytetin.

Autoritetet kanë parashikuar thellësi prej 1.6 metrash të ujit që pritet të ndodhë të dielën. Këto vërshime vijnë disa ditë pas nivelit prej 1.87 metra të ujit të martën dhe 1.54 të premten që konsiderohet si më e keqja në 53 vitet e fundit.

Kryetari i qytetit Luigi Brugnaro, ka shpallur gjendje emergjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, kishte thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Mediet italiane kanë raportuar ditë më parë se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Turistë të shumtë janë parë duke ikur nga vendi para se shërbimi i transportit të pezullohet në pritje të vërshimeve të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës është duke vazhduar me investime në projekte…